16th - 20th July
Ka studjuar në Universitetin e Beogradit dhe në Konservatorin “Giuseppe Verdi” të Milanos.
Ka fituar cmimin e parë dhe të dytë në konkurset ndërkombëtare të Pavias dhe Verbanias (Itali).
Nga viti 2003-2009 luan kornin e parë në Orkestrën Simfonike të Radio-Televizionit Serb. Nga 2009-2013 luan kornin e parë në Filharmoninë e Beogradit dhe nga viti 2013 e në vazhdim luan kornin e parë në Orkestrën e Operas së Beogradit.
Ka bashkëpunuar me Orkestrën “Josef Haydn” në Bolzano, Orkestrën Simfonike “Giuseppe Verdi” në Milano, Orkestrën Simfonike të San Remos, Filharmoninë e Seulit në Korenë e Jugut, Filharmoninë e Maqedonisë dhe Filharmoninë e Ljubjanës. Nga viti 2009 rregullisht rregjistron muzikë filmash për kompaninë “Film recording”, Shkup. Është pjesëtar i kuintetit “Brass sense”.